Valverde zbulon se kush është trajneri më i mirë në botë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Valverde zbulon se kush është trajneri më i mirë në botë

10:30 | 22 Prill 2019

Trajneri i Barcelonës ka zbuluar se kush për të është trajneri më i mirë.

Ernesto Valverde e ka cilësuar Pep Guardiolan si trajnerin më të mirë në botë, pavarësisht eliminimit të Manchester Cityt nga Champions League.

Ky eliminim i “qytetarëve” ka bërë që trajneri i tyre, Guardiola, të kritikohet për shkak se nuk justifikon shpenzimet e bëra në merkato.

“Guardiola është pa asnjë dyshim trajneri më i mirë në botë, pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve”, ka thënë Valverde në një konferencën për mediat.

Manchester City nuk ka arritur të prek gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pasi është eliminuar nga rivalët anglezë të Tottenham Hotspur.

Komento: