“Van de Beek është i palumtur te Unitedi”, flet trajneri

19:06 | 24 Janar 2021

E pranon Solskjaer.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka pranuar se mesfushori Donny van de Beek nuk është i lumtur te Manchester Unitedi.

Holandezi u transferua në verë nga Ajaxi për 40 milionë euro, por ka dështuar të jetë në formacionin bazë, transmeton lajmi.net.

Tekniku norvegjez ka pranuar se Van de Beek nuk është i lumtur dhe dëshiron të luaj më shumë.

“Nuk mund të them se Donny është i lumtur. Dëshiron të luajë më shumë”.

“Më kujton vetën time kur erdha për herë të parë, i kupton vështirësitë dhe sfidat”.

“Ai e di që është i rëndësishëm dhe dëshiron të luajë shumë më shumë ndeshje”, tha ai.

Van de Beek ishte i lidhur me largimin dhe kalimin te Real Madridi dhe Interi pas vetëm gjashtë muajve, por nuk pranoi.

Komento: