Edwin van der Sar është shtrirë me urgjencë në spital.
Kjo është konfirmuar edhe nga klubi i Ajaxit, aty ku legjenda holandeze do të ushtronte pozitën e kryeshefit ekzekutiv deri në fund të këtij muaji.
Ish-portieri i Manchester Unitedit ka pasur një gjakderdhje rreth trurit. Fatmirësisht, momentalisht thuhet se gjendja e tij është stabile.
“Të premten, Edwin van der Sar ka pasur një gjakderdhje rreth trurit të tij. Aktualisht ndodhet në spital në reanimacion dhe është në gjendje stabile. Pasi të ketë informacion më konkret, do të vijojë një përditësim. Të gjithë në Ajax i urojnë Edwin shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e klubit të Ajaxit.
52-vjeçari ishte me pushime në një ishull kroat kur u sëmur dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Ai është i shtrirë në një spital të Kroacisë.