Van Dijk apo Messi? Tifozët zgjedhin fituesin e Topit të Artë

10:15 | 07 Qershor 2019

Tifozët kanë zgjedhur fituesin e Topit të Artë.

Lionel Messi dhe Virgil van Dijk janë kandidatët potencial për të fituar këtë çmim në vitin 2019.

Ylli argjentinas, ka pasur një sezon jashtëzakonisht të mirë te Barcelona, duke arritur të fitojë La Ligan.

Pavarësisht dështimit në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Mbretit, Lionel Messi me golat, ndeshjet e bukura dhe ndikimin e Barcelonës, ka vënë kandidim të fortë për të fituar për të gjashtën herë Topin e Artë.

Rivali i vetëm i Lionel Messit, do të jetë Virgil van Dijk, që me Liverpool ka fituar Ligën e Kampionëve.

Por, për lexuesit e ‘SportBilbe’, Topin e Artë e meriton Lionel Messi, që në një sondazh kanë votuar në mënyrë dërrmuese për argjentinasin./Lajmi/

Komento: