Van Dijk e bën për “pesë pare” NGolo Kanten

22:40 | 22 Shtator 2019

Liverpool është treguar sot i fortë ndaj Chelseas.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është xhiruar teksa ka bërë një reagim ironik kundrejt N’Golo Kantes, në përballjen e të dielës kundër Chelseat.

Në një përballje ndërmjet dy futbollistëve, lojtari holandez e nxori nga loja mesfushorin francez, ndërsa reagimi i tij është bërë sensacion në rrjetet sociale.

https://twitter.com/i/status/1175806986358861824

Ai e ka shikuar kundërshtarin duke i bërë një ‘mimikë ironike’ për t’ia treguar forcën e tij.

Kante u përpoq të shfrytëzonte aftësitë e tij teknike për t’i dalë përreth mbrojtësit mysafir, mirëpo ishte e vështirë t’ia bënte një gjë të tillë Van Dijkut.

https://twitter.com/i/status/1175806887222288386

Ndryshe, Liverpooli e mposhti Chelsean me rezultat 2-1 në Stamford Bridge duke vazhduar me rekordin e qind për qind të fitoreve – gjashtë ndeshje, gjashtë fitore.

Komento: