Van Dijk nuk e pranon humbjen, ka këtë kërkesë për klubin

22:22 | 01 Mars 2020

Liverpool ka pësuar humbjen e parë në Premierligë pas 28 xhirove

Van Dijk kërkon nga skuadra të reagojë, pas humbjes me rezultat 3:0.

Pas 27 ndeshjeve pa humbje dhe 18 fitoreve me radhë, Liverpooli pësoi të shtunën disfatën e parë.

ëatfordi befasoi liderin e Premierligës duke e mposhtur 3-0 në xhiron e 28-të, për t’ia humbur shanset që të vendosë rekord historik.

Liverpooli kishte mundësinë të bëhej skuadra e parë në histori të Premierligës që fiton 19 ndeshje një pas një, por u ndal nga ëatfordi dhe tani këtë rekord e ndanë me Liverpooli – që të dyja me nga 18 fitore me radhë.

Rekordi tjetër që synonte Liverpooli ishte të shpallurit kampion pa asnjë humbje, rekord të cilin e mbanë Arsenali, edhe këtë e humbën të besuarit e Jurgen Klopp.

Sido që të jetë, Virgil Van Dijk thotë se asnjëherë s’kanë menduar për rekorde dhe ka kërkuar nga skuadra që të reagojë menjëherë në sfidën e radhës.

“Është e dhimbshme të humbasësh, nuk është e pranueshme të mposhtesh 3-0”, u shpreh Van Dijk për Sky Sports.

“Ata e kanë merituar fitoren, ne duhet të ngrihemi dhe të vazhdojmë punën. Nëse shikojmë ecurinë gjatë gjithë sezonit, kemi bërë shumë mirë deri këtu”.

“Rekordet? Ne nuk i kemi përmendur kurrë, rekordet janë vetëm për mediat. Ne mendojmë vetëm për ndeshjet e ardhshme, duam të reagojmë”, shtoi holandezi.

Me një ndeshje më shumë se Manchester City, Liverpooli edhe më tej është 22 pikë para vendit të dytë – çka do të thotë se vetëm një rënie drastike e skuadrës mund të bënte që Klopp me të tijtë të humbasë titullin e Anglisë.

Komento: