Vanessa Bryant do t’iu bëjë me lot, ndan mesazhin prekës që Kobe i kishte bërë në librin e tij

08:27 | 18 Maj 2020

Vanessa Bryant ndan mesazhin prekës që Kobe i kishte bërë në librin e tij.

Vanessa Bryant ka emocionuar të gjithë me postimin e bërë.
Vanessa Bryant ka ndarë tre foto të përzemërta në Instagram, një ditë pasi u publikua raporti i autopsisë së Kobet dhe vajzës Gigi, të cilët humbën jetën muaj më parë pas rrëzimit të helikopterit.

Një fotografi tregonte vajzën e saj 10 muajshe Capri, më e vogla nga fëmijët e saj me të ndjerin Kobe Bryant.

Legjenda e basketbollit humbi jetën në një aksident me helikopter në muajin janar së bashku me vajzën e tyre 13-vjeçare Gianna.
Vanessa gjithashtu ndau dedikimin e Kobe që i kishte bërë asaj në librin e tij në vitin 2019, ‘Epoca the Tree of Ecrof: Island of the Gods’.

Libri fillonte me shkrimin “Për Vanessën, Faleminderit që ishe realisti i ëndrrave të mia”.Ndërsa në postimin e bërë Vanessa la këtë mbishkrim “Gjithmonë duke mësuar nga më i miri”.

Komento: