Temperaturat e larta kanë kapluar Shqipërinë.
Rritja e temperaturave ka rikthyer zjarret në vendin tonë. Disa vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke në qytete të ndryshme.
Fshati Cerkovinë i Vlorës është përfshirë nga një zjarr masiv. Nga flakët rrezikohen të digjen ullinj dhe pemë frutore. Zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë flakët.
Gjithashtu nga flakët është përfshirë edhe mali i Torrovicës në Lezhë ku janë djegur 15 hektarë pyje me bimësi, shkurre dhe pisha.
Mësohet se zjarri po përhapet me përmasa të mëdha si pasojë e erës së fortë dhe rrezikon dy banesat në afërsi të fshatit Bend.
Edhe kodrat e Krujës nuk ju kanë shpetuar flakëve të zjarrit ku janë djegur mbi 15 hektar pyje dhe zjarri vijon të avancojë, favorizuar nga era, por dhe për shkak të mungesës së rrugës, e cila e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Mësohet se nuk ka rrezik për banesat.
Ndërkohë kujtojmë se muajt korrik dhe gusht janë muajt më problematik lidhur me situatën e zjarreve në vend.