
Një konferencë kundër vapës ekstreme është anuluar në Londër për shkak…të vapës ekstreme.
Ky diskutim ishte paraparë të mbahej në Biblotekën Shaw të universitetit të famshëm britanik, London School of Economics.
Mirëpo, për shkak se temperaturat arritën shifra enorme, shërbimi meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar, i njohur si Met Office, lëshoi një njoftim paralajmërues për vapën e kuqe për herë të dytë në histori – e si pasojë e kësaj, universitetit iu desh ta anulojë konferencën.
“Me keqardhje ju njoftojmë se kjo ngjarje është anuluar për shkak të paralajmërimit të vapës së kuqe ekstreme të bërë nga UK Met Office”, thoshte njoftimi.
Eventi, me titull “Vapa esktreme: Përmirësimi i qeverisjes dhe përforcimi i veprimit anembanë botës”, ishte paraparë të zhvillohej në dy pjesë.