VAR-i ia anuloi gabimisht një gol Juventusit?

10:39 | 03 Dhjetor 2025

Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Udineses, e vlefshme për Kupën e Italisë.

Në rrjetet sociale po diskutohet shumë një gol i shënuar nga Jonathan Davidi, shkruan Indeksonline

Goli i dytë i shënuar nga sulmuesi kanadez u anulua nga sistemi VAR dhe gjyqtari kryesor për shkak të pozitës jashtë loje.

Megjithatë, pamjet e fundit të publikuara në rrjetet sociale – shihet se David nuk ishte në “offside” dhe se VAR-it i iku ky detaj.

Sulmuesi kanadez në këtë fitore të “Zonjës së vjetër” arriti të shënonte gol, duke i ndihmuar skuadrës për të vazhduar më tutje.

David Goal [Juventus 2-0] Ruled off incorrectly.
byu/deeveeuhs insoccer

Komento: