Varane – Man United, ja çka pritet të ndodh sot!

14:45 | 10 Gusht 2021

Varane i kryen sot testet mjekësore

Manchester United ka arritur marrëveshje me Raphael Varane, ndonëse transferimi i tij ende nuk është kompletuar pas disa problemeve të francezit që kishte fillimisht me vizë, e më pas me rregullat e karantinimit.

Raphael Varane sidoqoftë raportohet se më në fund është gati për të kompletuar transferimin e tij tek Man Utd.

Francezi pritet që gjatë ditës së sotme t’i kalojë testet mjekësore tek Manchester United.

‘Manchester Evening News’ raporton se mbrojtësi ndërkombëtar i Francës, do t’i japë vulën përfundimtare lëvizjes së tij nga Real Madridi gjatë ditës së sotme.

Varane ka qenë në karantinë që kur mbërriti në Angli me familjen e tij të enjten, por ‘Manchester Evening News’ kupton se United po planifikon të kryejë testet mjekësore të 28-vjeçarit sot (e martë) nëse Varane kthen një test negativ për Covid-19.

Komento: