Varheleyi: Shqipëria të fillojë negociatat me BE-në

21:45 | 14 Korrik 2022

Edi Rama është takuar sot me Oliver Barhelyi.

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në “By Pass-in” e Vlorës për inspektim bashkë me komisionerin për Zgjerim të BE-së Olivér Várhelyi.

“Shqipëria është gati të fillojë negociatat në konferencën e parë ndërqeveritare”, është shprehur nga Vlora Komisioneri i BE-së Olivér Várhelyi.

Rama dhe Varheleyi kanë mbajtur edhe një konferencë të përbashkët. Kryeministri shqiptar u shpreh se sot është një ditë e bukur për vendin. Ndërsa ka shpresuar që Várhelyi të thotë diçka më shumë për hapjen e negociatave.

“Së pari është kënaqësi që rikthehem në Shqipëria, një vend që me befason. Rruga për këtu më la pa frymë. më la shumë mbresa, por duke parë punimet që pashë këtu. Ju po ndërtoni Shqipërinë për brezin e ardhshëm”, tha Olivér Várhelyi.

Lexo edhe: Rama: Nëse nuk ka çelje të negociatave, do kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut ditën e nesërme

“Shpresoj që rezultati të jetë pozitiv, nëse do të jetë, patjetër Konferenca do të thirret shpjet. Nëse s’do të jetë pozitiv, menjëherë të të nesërmen do të vazhdojmë te kërkojmë ndarjen e Shqipërisë nga dosja bullgaro-maqedonase. Patjetër ne jemi të bindur që Shqipëria duhet t’i çelë negociatat këtë vit pa diskutim! Tani të presim fundin e këtij debati maratonë që parashikohet të zhvillohet në parlamentin e RMV.” tha Rama.

“Natyrisht nëse ka një problem me çmimet e larta kjo është për tu parë dhe analizuar, por sigurisht nëse dikush vendos çmim të lartë jashtë llogjiek dhe pastaj nuk i vjen njeri ky është një dëm që vetes së vet do ja paguajë vetë nuk do presë që tja paguajë shteti. Nëse në fund do të kemi këtë kosntatim do të jetë një mësim shumë i mirë që për të qenë konkurues në një rajon ku ka destinacione të tjera dhe janë cilësore dhe ku konkurenca nuk është një lojë e thjeshtë dueht menduar mirë. Kjo është shumë e thjeshtë dhe po qe kshu ky sezon do të bëhet një mesim i mirë për sezonin tjetër”, tha Rama.

Komento: