Varhelyi: BE-ja përmes planit për Ballkanin synon zbatimin e ujdive Kosovë-Serbi

16:33 | 08 Prill 2024
varhelyi:-be-ja-permes-planit-per-ballkanin-synon-zbatimin-e-ujdive-kosove-serbi

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha se BE-ja përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dëshiron që të promovojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Gjatë forumit “BE-ja takohet me Ballkanin” në Sofje, ai tha se është në interes jetik të BE-së që zgjerimi i saj të ndodhë sa më shpejt dhe se takimi i ardhshëm i Komisionit Evropian duhet të mirëpresë anëtarët e rinj në fund të mandatit të saj.

Ai theksoi se Serbia ka bërë progres dhe se është e nevojshme që BE-ja të vazhdojë negociatat për anëtarësimin e saj në bllok, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Ne kemi një grup të gatshëm për t’u hapur për dy vjet. Serbia ka bërë përparim kur bëhet fjalë për bazat, veçanërisht në reformën e gjyqësorit dhe ligjet për median”, tha Varhelyi.

Komento: