Varhelyi: Nuk po e shqyrtojmë ende kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE

13:03 | 19 Mars 2024
varhelyi:-nuk-po-e-shqyrtojme-ende-kerkesen-e-kosoves-per-anetaresim-ne-be

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha sot se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE ende nuk është duke u shqyrtuar, duke përmendur si arsye tensionet në rritje mes Beogradit dhe Prishtinës, duke përmendur vendimin e fundit të Bankës Qendrore për ndalimin e përdorimit të dinarëve, transmeton FrontOnline.

Varhelyi ka theksuar se në vend të deeskalimit të situatës mes Beogradit dhe Prishtinës, ngjarjet e fundit tregojnë të kundërtën.

Albin Kurti e ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në BE më 15 dhjetor 2022.

Një ditë më parë, përveç Kurtit, e kanë nënshkruar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Kurti më pas tha se letra që mban me vete “përmban shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve, të cilët kanë punuar aq shumë për ta realizuar atë”.

Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, pesë prej tyre nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, përkatësisht Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia./FrontOnline/

Komento: