Komisioneri evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se gjatë takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në Bruksel, është diskutuar për aplikimin e Kosovës në bashkimin Evropian.
Kështu ka bërë të ditur vetë Varhelyi përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Aplikimi i afërt i Kosovës për të filluar procesin e anëtarësimit në BE ishte tema e takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi”, ka shkruar ai.
Kryeministri Kurti edhe gjatë ditës së stome ka përsëritur se Kosova para Krishtlindjeve do aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.