Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar pas deklaratës së komisionerit të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i cili tha se Serbia ka bërë disa lëshime në dialog.
Ai ka thënë se Brukseli po e lavdëron Beogradin për zbatimin e një marrëveshjeje, por nuk po e bën të njëjtën gjë për Kosovën.
“Sipas komisionierit të BE’së Oliver Varhelyi, Serbia paska bërë lëshime në dialog, siç është çështja e letërnjoftimeve. Dmth. Brukseli po e lavdëron Beogradin për zbatimin e një marrëveshjeje të arritur në Bruksel para një dekade, e nuk po e vlerëson qasjen e Prishtinës ndër vite për të njëjtën marrëveshje”, ka shkruar Mushkolaj.
Ai nuk është shprehur i habitur me qasjen e BE-së ndaj Serbisë, duke thënë se “si zakonisht, BE palë me Serbinë”.