Varianti afrikan i Covid-19, infektologët japin lajmin e mirë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Varianti afrikan i Covid-19, infektologët japin lajmin e mirë

21:36 | 10 Qershor 2021

Pacientja që ditë më parë u infektua me variantin afrikan ka rezultuar negative, infektologët bëjnë thirrje të mos bëhet panik.

Të martën u raportua rasti i parë me një variant të ri të Sars-Cov2.

Pacientja 34 vjeçare po e vazhdon trajtimin në Klinikën Infektive.

E në testin e përsëritur pacientja ka rezultuar negative.

Drejtori i Klinikes Infektive, ka thënë që gjendja e të infektuarës është stabile.

Sipas, Izet Sadikut, pacientja po trajtohet me metodën e njëjtë si të infektuarit tjerë me covid-19.

Ani pse rasti i parë me variantin afrikan është regjistruar të martën, Sadiku thotë që ka mundësi që ky lloj covidi të ketë qenë prezentë edhe më herët tek të infektuarit tjerë.

Meqë drejtori i infektives bën me dijë që pacientja nuk ka pasur ndonjë kontakt me dikë nga jashtë.

E infektologu, Ilir Totaj bën thirrje në publik që të mos krijohet panik ndaj këtij varianti sepse siç thotë ai, varianti afrikan nuk dallon nga ai i mëhershëm.

E mënyra për tu mbrojtur nga infektimi me covid-19 e varianti afrikan mbetet imunizimi me vaksinë.

Komento: