Një ekspert italian ka folur për variantin britanik të koronavirusit.
Teksa në Britani është zbuluar një variant i ri i covid-19, shumë vende të Bashkimit Evropian kanë mbyllur fluturimet me këtë shtet për të parandaluar përhapjen.
Ndërkohë versioni i ri i virusit, ka alarmuar autoritetet shëndetësore në të gjithë botën. Ndërkaq, eksperti italian Walter Ricciardi , i cili foli në lidhje me “Live – Non è la d’Urso” tha se varianti i ri nuk është më agresiv, po transmetohet më shpejt.
“Nuk është një formë më agresive ose vdekjeprurëse, por është shumë më ngjitëse”, tha ai.
Ricciardi shpjegoi se shansi më i madh i infeksionit është për shkak të aftësisë së këtij varianti të virusit për të hyrë në trupin tonë përmes mukozës.
“Nesër do të kemi një ballafaqim të ri me britanikët, por ata tashmë kanë konfirmuar se për momentin nuk do të rrezikonte efektivitetin e vaksinës”, shtoi eksperti.