Varianti i ri i COVID-19 përhapet edhe në 70 vende të tjera të botës.
Varianti i ri i COVID-19 që fillimisht u zbulua në Britaninë e Madhe, është përhapur edhe në 70 vende tjera të botës.
Këtë e ka konfirmuar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, në raportin më të ri të gjendjes epidemiologjike.
Variante të reja të COVID-19 janë zbuluar edhe në Afrikën e Jugut gjatë javës së kaluar, duke u përhapur nga aty edhe në tetë vende tjera.
Mediat braziliane raportojnë se varianti i ri është detektuar edhe në Brazil, ku nga aty më pas është përhapur edhe në tetë vende tjera.