Varianti i ri i koronavirusit zgjeron hartën, tani përfshin edhe këtë shtet

14:25 | 26 December 2020

Varianti i ri i koronavirusi po vazhdon të përhapet nëpër Evropë.

Franca ka konfirmuar rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit që përhapet më shpejt. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se i infektuari ishte një shtetas francez nga qyteti Tours, i cili kishte ardhur nga Londra më 19 dhjetor.

Autoritetet theksuan se ai nuk shfaq ndonjë simptomë dhe është në vetëizolim. Ndërkohë, edhe në Spanjë janë shënuar 4 rastet e para të infektimit me versionin e ri të Covid-19, i cili u identifikua fillimisht në Britani.

Ata janë vetëizoluar në Madrid dhe nuk shfaqin simptoma të rënda. Të infektuarit ishin kthyer së fundmi nga Mbretëria e Bashkuar.

Shfaqja e versionit të ri të koronavirusit, i cili përhapej shumë më shpejt, nxiti një valë kufizimesh ndaj Britanisë, kryesisht në mënyrat e transportit. Mbi 40 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, mbyllën apo kufizuan linjat ajrore me këtë shtet për të frenuar përhapjen e mutacionit të ri të virusit.

Komento: