Varianti i ri në Indi, OBSH jep alarmin

23:13 | 10 Maj 2021

OBSH klasifikon për herë të parë variantin e ri të Indisë si gjendje shqetësimi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka klasifikuar variantin B.1.617 Covid-19, i cili u identifikua për herë të parë në Indi, si një variant shqetësimi, tha udhëheqja teknike e OBSH-së për Covid-19 gjatë një konferencë për shtyp të hënën.

Varianti i ri i shfaqur fillimisht në Indi është etiketuar si “variant i shqetësimit” pasi janë parë prova të rritjes së transmetueshmërisë dhe ashpërsisë shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.

“Ekzistojnë disa informacione në dispozicion për të sugjeruar rritjen e transmetueshmërisë së B.1.617,” tha Maria Van Kerkhove, udhëheqëse teknike e OBSH-së për Covid-19.

Kuantifikimi i rrezikut që paraqet varianti do të kërkojë të dhëna në botën reale, përveç mbikëqyrjes më të madhe gjenomike, thanë zyrtarët e OBSH.

“Edhe pse ka transmetueshmëri të shtuar të demonstruar nga disa studime paraprake, ne kemi nevojë për shumë më shumë informacione në lidhje me këtë variant të virusit në këtë linjë dhe të gjitha nënlinjat,” tha Van Kerkhove të hënën.

Ne kemi nevojë për një sekuencë më të synuar për t’u bërë, dhe për t’u ndarë në Indi dhe gjetkë në mënyrë që të dimë se sa nga ky virus po qarkullon në botë, shtoi zyrtarja Van Kerkohve.a

Komento: