
Kështu ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Abnora Luta.
Dy të dyshuarit, M.J., dhe M.B., u ndaluan pasi në Zubin Potok u gjet një varrezë masive me mbetjeje mortore, që dyshohet se i përkasin 23 intelektualëve të Mitrovicës, të ekzekutuar nga forcat serbe në vitin 1999.
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante kanë zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut.