Varroset 22-vjeçari që humbi jetën mbrëmë në aksidentin e rëndë, familja fal gjakun

19:43 | 17 Dhjetor 2023
varroset-22-vjecari-qe-humbi-jeten-mbreme-ne-aksidentin-e-rende,-familja-fal-gjakun

Sot në varrezat e fshatit Berjahë të Gjakovës iu dha lamtumira e fundit 22-vjeçarit Lordon Syla, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik të së shtunës në Prizren.

Pas ceremonisë së varrimit, familja Syla fali gjakun e djalit të tyre, Lordonit.

“Familja më porositi, se nëse kemi diçka për të falur, veç se është e falur vetëm për hatër të Zotit”, tha hoxha pas varrimit të tij.

Video Player

Në aksident mbetën të vrarë edhe Molos Delija dhe Nue Bibaj, pasi u goditën nga një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” e cila kishte humbur kontrollin.
Kujtojmë që sot janë arrestuar dy persona të dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti tragjik./Paparaci.com

Komento: