Varroset 46 vjeçarit nga Podujeva që vdiq në aksidentin e ndodhur në Kroaci

18:29 | 28 Korrik 2021

I është dhënë lamtumira e fundit 46 vjeçarit, Sevdail Rrustemi nga Podujeva që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi të dielën në Kroaci.

Bashkë me të ndjerin në autobus ishin edhe bashkëshortja dhe dy djemtë e tij, të cilët pësuan lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë edhe trajtimin mjekësor në shtetin kroat.

Para pak çastesh familjarë e miq të shumtë të Sevdail Rrustemit i dhanë lamtumirën e fundit.
Ndryshe autobusi me 67 persona që po vinte nga Frankfurti drejt Kosovës u aksidentua në Brod të Kroacisë, ku edhe humbën jetën 10 bashkatdhetarë.

Mbi 40 persona të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore, derisa shumë prej tyre veçse janë kthyer mbrëmë në Kosovë.

Komento: