Varroset heroi Afrim Bunjaku

17:20 | 25 Shtator 2023

I jepet lamtumira e fundit heroit Afrim Bunjaku.

I është dhënë lamtumira e fundit “Heroit të Kosovës” Afrim Bunjaku.

Ai u varros me ceremoni shtetërore në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.

Rreshteri Bunjaku, u vra të dielen në fshatin Banjskë të Zveçanit, nga një grup terrorist.

Sulmi u krye teksa policia kishte shkuar për t’i larguar dy kamionët të cilët e kishin bllokuar rrugën.

Komento: