Varroset oficeri i FSK-së që vdiq duke luajtur futboll

20:55 | 15 Shkurt 2022

Në varrezat në Koshare iu dha lamtumira e fundit kolonelit të FSK-së, Skënder Haliti.

Ai pësoi sulm në zemër, pas një ndeshjeje futbolli mes fëmijëve dhe prindërve në një stadium të mbyllur në Prizren.

Vajza e Halitit lajmëroi njerëzit te stadiumi, të cilët ofruan ndihmë.

Jetën atij u mundua t’ia shpëtojë një prej ndihmëstrajnerëve që është edhe mjek.

Më pas, ai u dërgua për në spitalin e Prizrenit, ku u konstatua vdekja e tij.

Komento: