Vasfije Krasniqi-Goodman nesër flet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës

21:22 | 08 Mars 2020

Nesër do të mbahet seancë e veçantë në Kuvendin e Kosovës.

Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon seancë të veçantë, e cila do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhu’nës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Deputetëve të Kuvendit të Republikës do t’u drejtohet Vasfije Krasniqi-Goodman.

Seanca mbahet më 9 mars 2020, në orën 11.00.

Po ashtu, nesër pritet të jetë ditë me zhvillime në politikën e Kosovës pasi që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të presë në takim liderët politikë të vendit.

AAK ka thirrur në interpelancë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas deklaratave të ministrit të Integrimeve Europiane, Blerim Reka.

Komento: