Vazhdojnë kërkimet për 28 vjeçarin në Mitrovicë, Bahitiri jep detaje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vazhdojnë kërkimet për 28 vjeçarin në Mitrovicë, Bahitiri jep detaje

23:24 | 22 Prill 2019

Ende asnjë rezultat nga kërkimet.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar nga autoritetet përkatëse që mos ta ndalin kërkimin deri në gjetjen e personit të zënë në gërmadhat e ish hotel ‘Adriatikut’.

Ai ka thënë se është duke e përcjell me vëmendje ngjarjen edhe pse nuk ndodhet në Kosovë.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë rezultat nga kërkimet për personin në fjalë.

Postimi i Bahtirit:

Kërkoj nga FSK-ja, ekipi i shpëtimtarëve të Zjarrfikësve, Policia dhe personat tjerë përgjegjës, që për asnjë minutë mos t’i ndalin kërkimet deri në gjetjen e personit të zënë nga gërmadhat e ish hotelit “Adriatiku”.

Edhe pse ndodhem jashtë shtetit për një vizitë tek familja ime, jam duke e përcjellë me vëmendje të plotë aksionin për kërkimin e të riut, ku vazhdimisht jam në kontakt me gjitha organet shtetërore relevante për rastin.

Të lutemi që i riu të gjendet shëndosh e mirë 🙏

Komento: