
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është duke vazhduar kërkimet për gjetjen e Xhafer Raqit, 78-vjeçar me banim në Bregun e Diellit, i cili është zhdukur dhe që nga mëngjesi i djeshëm.
Kërkimet janë duke u zhvilluar në lagjen Taukbashqe të Prishtinës.
Raqi vuan nga demenca dhe është zhdukur në orën 08:00 të së enjtes.
Familjarët kanë bërë thirrje që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të lajmërojnë në numrin +383 44 737 900.
Ata poashtu kanë bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.