Ende nuk është kapur personi që plagosi dy gra sot në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.
I moshuari i moshës rreth 70-vjeçare ka përcjellë dy gratë të cilat janë nënë dhe bijë, dhe kur është afruar afër tyre ka gjuajtur me armë zjarri.
Sipas dëshmitarëve i moshuari ka dashur të vrasë gruan e moshës mbi 60 vjeçare, dhe në atë moment vajza e moshës mbi 40-vjeçare ka reaguar duke u munduar ta shpëtojë nënën e saj dhe me këtë rast është plagosur dhe ajo në duar.
Dëshmitarët thanë se viktimat dhe dorasi kanë lidhje familjare, por ky informacion nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Ndërkohë, siç raporton Klan Kosova rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore.
Të dy viktimat janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës teksa nëna, e lindur në vitin 1959, është duke kryer një intervenimi kirurgjik si pasojë e plagëve të marra në stomak dhe në ekstremitete.
Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur ta identifikoi personin e dyshuar, por që ende nuk e ka arrestuar.
Ndërkohë, Prokuroria përmes një komunikate bën të ditur se mbi të dyshuarin për plagosjen rëndojnë veprat “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.