Vazhdojnë kërkimet për të riun e zhdukur në Liqenin e Batllavës

19:55 | 30 Qershor 2026
vazhdojne-kerkimet-per-te-riun-e-zhdukur-ne-liqenin-e-batllaves

Kanë kaluar rreth gjashtë orë nga zhdukja e një personi në Liqenin e Batllavës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit ende nuk kanë arritur ta lokalizojnë atë.

Sipas burimeve  personi i zhdukur është 25-vjeçar. Në kërkim janë angazhuar ekipet e Policisë së Kosovës, njësitë e kërkim-shpëtimit dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Operacioni i kërkimit po vazhdon në zonën e liqenit, ndërsa ekipet në terren po punojnë për gjetjen e personit.

Rasti është raportuar gjatë ditës së sotme, pasi dyshohet se 25-vjeçari ka hyrë në ujërat e Liqenit të Batllavës dhe nuk është parë më të dalë.

Komento: