Vazhdojnë kolonat, ja sa gjatë po presin mërgimtarët në pikat kufitare

23:11 | 10 August 2019

Po vazhdojnë kolonat e gjata në pikat kufitare.

Mërgimtarët kosovarë që po vijnë nga shtetet e Evropës për në Kosovë po përballen me pengesa të shumta.

Duke nisur nga kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, atyre po u duhet të presin nganjëherë edhe shtatë orë për të dalë nga shteti, shkruan lajmi.net.

Rëndom, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare të Merdares, mirëpo edhe në pikat tjera kufitare zakonisht ka fluks të madh të veturave.

Ata që ia kanë mësyrë Kosovës për pushime, përveç në Merdare, po përballen me pritje jashtëzakonisht të gjata edhe në kufirin mes Kroacisë e Serbisë.

Një mërgimtar i cili ka udhëtuar sot në Gjermania ka treguar maltretimin që po bëhet në kufi mes Kroacisë e Serbisë.

Ai thotë se kolonat aty arrijnë deri në 7 kilometra, e që është shumë herë më shumë se ato në Merdare.

Ai në redaksinë e lajmi.net ka dërguar fotografi nga atje, teksa thotë se kjo është e padurueshme.

Nga ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës tash e sa kohë po fajësojnë Serbinë për kolonat e gjata në kufi.

Ata thonë se Beogradi nuk po i respekton marrëveshjet e Brukselit për lëvizjen e lirë, si dhe nuk po punojnë me kapacitete të shtuara.

Sidoqoftë, gjendja momentale në pikat kufitare mes Kosovës, Serbisë, Malit të Zi e Shqipërisë është dukshëm më e mirë.

Në Merdare, qytetarët për të hyrë në territorin e Kosovës nuk po presin më shumë se 40 minuta.

Pritje më të gjata ka te Dheu i Bardhë, ku për të dalë nga territori i Kosovës pritjet arrijnë deri në një orë.

Komento: