Vazhdojnë kolonat e pritjet e gjata në kufi, mbi 3 orë për të dalë nga Kosova përmes Merdares

08:08 | 12 Gusht 2023
vazhdojne-kolonat-e-pritjet-e-gjata-ne-kufi,-mbi-3-ore-per-te-dale-nga-kosova-permes-merdares

Kolona të gjata në pikat kufitare në dalje nga Kosova janë paraqitur edhe sot në orët e mëngjesit.

Sipas Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitar deri në 3 orë e 20 minuta pritjet janë për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar, ndërkaq për të hyrë në Kosovë në këtë pikë pritjet janë deri në 20 minuta.

Kolona ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë në dalje. Pritjet në këtë pikë janë deri në 1 orë e 30 minuta.

Në pikat tjera kufitare nuk ka kolona dhe hyrje-daljet variojnë nga 05-10 minuta.

Komento: