Vazhdojnë kontratat me KF Llapin, Zhdrella, Idrizi dhe Veliu

20:52 | 19 August 2020

Zhdrella, Idrizi dhe Veliu vazhdojnë kontratat me KF Llapin.

KF Llapi ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me tre futbollistë.

Mentor Zhdrella, Bujar Idrizi dhe Valmir Veliu kanë nënshkruar kontrata të reja me KF Llapin.

Zhdrella dhe Idrizi kanë nënshkruar kontrata një vjeçare, ndërsa Veliu për tre vite.

Njoftimi i KF Llapit, pa ndërhyrje:

Blindohen ndër më të rëndësishëmit e skuadrës

Kapiteni Zhdrella dhe zv. kapiteni Idrizi vazhdojnë kontratën edhe për një vit – Veliu blindohet me kontratë 3 vjeçare

Podujevë, 19 gusht 2020 – Sot kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me kapitenin Mentor Zhdrella dhe zëvendëskapitenin Bujar Idrizi.

Të dy futbollistët i qëndruan besnik skuadrës edhe për edicionin e ri.

Zhdrella ishte ndër futbollistët më të mirë të skuadrës në edicionin që lamë pas duke ndihmuar skuadrën me 5 gola dhe 9 asistime në 24 paraqitje të zhvilluara, kurse Bujar Idrizi i rikuperuar plotësisht nga lëndimi i edicionit të kaluar, zhvilloi 8 paraqitje, kurse do jetë i gatshëm 100% që ta ndihmoj skuadrën në edicionin e ri.

Kurse gjatë ditës së sotme, sulmuesi 20 vjeç i krahut të majtë Valmir Veliu është blinduar me kontratë edhe për 3 vitet e ardhshme dhe kësisoji Veliu do jetë pjesë e skuadrës deri në momentin kur arrin ndonjë ofertë serioze e klubeve evropiane.

Veliu në 27 paraqitje të edicionit të sa po mbyllur realizoi 4 gola e 5 asistime, kurse presim të ketë formë të mirë dhe të na ndihmoj edhe më tepër në edicionin e ri.

Komento: