Vazhdojnë largimet te Atletico, edhe super lojtari konfirmon largimin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vazhdojnë largimet te Atletico, edhe super lojtari konfirmon largimin

20:24 | 23 Maj 2019

Vazhdon vala e largimeve tek Atletico.

Skuadra e Atletico Madrid duket se do të mbetet e ‘gjymtuar’ gjatë këtij afati kalimtar.

Ishte Antoine Griezmann i pari ai që bëri të ditur se do të largohet nga skuadra gjatë kësaj vere.

Pas tij, Thomas Partey ka filluar kontaktet me skuadrën e Inter për një transferim të mundshëm, si dhe Rodri kërkohet me ngulm nga Manchester City, interesim që ka tërhequr vëmendjen e lojtarit.

Së fundmi, është Juanfran i cili i ka dhënë lamtumirën skuadrës së udhëhequr nga Diego Simeone.

“Këto janë ditët e mia të fundit tek Atletico. Shpresoj të rikthehem këtu së shpejti, kjo është shtëpia ime. Kanë qenë vite të mrekullueshme, më të mirat në karrierën time” ka thënë Juanfran, transmeton lajmi.

“Është një nder i madh të konsiderohem si legjendë e skuadrës dhe është e mrekullueshme që ata besojnë se jam një prej tyre” ka thënë ndër të tjerash mbrojtësi i krahut.

Spanjolli ka regjistruar 355 paraqitje me ‘Los Rojiblancos’ që kur iu bashkua skuadrës në vitin 2011, me transferimin nga Osasuna.

Ai ka fituar shtatë trofe, prej të cilave vlejnë të përmenden La Liga (2013/14), Liga e Evropës dhe dy Superkupa të UEFA.

Komento: