Vazhdojnë lëndimet në vendet e punës, edhe dy persona të tjerë të lënduar

16:13 | 05 May 2019

Lëndimet në vendet e punës kanë filluar të bëhen mjaftë të shpeshta në vendin tonë.

Një person në Klinë dhe një tjetër në Malishevë, janë lënduar dje deri sa ishin në vendin e punë

Sipas policisë, rasti i parë ka ndodhur në fshatin Budisale të Klinës, ku një person deri sa ishte në vendin e punë nga pa kujdesia ka rënë nga kati i dytë dhe ka pësuar lëndime trupore.

Viktima pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Pejës është liruar. Më vonë nga familjarët është raportuar se viktimës i është keqësuar gjendja dhe i njëjti është dërguar në QKUK.

Sipas mjekut, viktima është në gjendje kome. Rasti është duke u hetuar.Kurse, në Malishevë, një person ka pësuar lëndime trupore pasi është lënduar derisa ishte duke punuar në një firmë private.

Viktima është lënduar derisa ishte duke e lidhur me litar një kamion për ta tërhequr pasi kishte mbretur në baltë. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Komento: