Vazhdojnë patrullimet e policisë për ngritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vazhdojnë patrullimet e policisë për ngritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19

22:52 | 24 Janar 2022

Janë duke vazhduar aktivitetet e Policisë së Kosovës me qëllim ngritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Siç njoftohet, drejtoria rajonale e policisë, patrullat e trafikut rajonal në Gjilan në implementim të planit operativ, me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik gjatë periudhës kohore 21/23-01.2022, kanë gjetur parregullsi në komunikacion si dhe në mos zbatimin e masave anti-Covid-19.

Për shkeljet dhe veprimet ndaj shkelësve te ligjit janë ndërmarr këto masa ligjore:

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar: 134

Mos respektimi i këmbësorëve: 1

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer: 3

Rripi i sigurisë: 21

Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit: 1

Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit: 6

Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore: 3

Mosrespektim i urdhrit të policit: 3

Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues: 6

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër: 3

Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit: 11

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor: 113

Total: 305 gjoba

Policia e Kosovës vazhdon edhe aktivitetet e përbashkëta me inspektorët kompetent.

Gjatë tri ditëve të fundit në Rajonin e Gjilanit në bazë të ligjit 07/L-006 janë shqiptuar 251 gjoba në bazë të ligjit anti COVID-19, ndaj atyre që nuk kanë zbatuar këto masa.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon qytetarët për respektim të masave anti-COVID-19, të përcaktuara nga qeveria dhe institucionet shëndetësore.

Po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët, dhe fton që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë“ dhe adresës [email protected] dhe në numrit kujdestarë: 192, qëllimi i Policisë së Kosovës është krijimi i një ambienti të qetë dhe prosperues për gjithë qytetarët.

Komento: