Po vazhdojnë përpjekjet për nxjerrjen e trupave të pajetë të dy minatorëve që humbën jetën si pasojë e shembjes në minierën e Artanë.
Për shkak të shembjes së një guri të madh, ekipi i kërkim-shpëtimit e ka të vështirë nxjerrjen e trupave të pajetë ani pse ata shihen. KosovaPress merr vesh se përpjekja për t’i nxjerrë dy viktimat tani do […]
Dy minatorët e Artanës që humbën jetën si pasojë e shembjes në minierë, ende nuk janë nxjerrë jashtë.
Për shkak të shembjes së një guri të madh, ekipi i kërkim-shpëtimit e ka të vështirë nxjerrjen e trupave të pajetë ani pse ata shihen.
KosovaPress merr vesh se përpjekja për t’i nxjerrë dy viktimat tani do të bëhet duke minuar një shkëmb masiv dhe pritet që e gjithë puna të përfundojë sonte në orët e vona.
Ndërkohë, Fatmir Gërguri, kryeinspektor i minierave, ka thënë se shpreson që nxjerrja e trupave të pajetë të dy minatorëve të ndodhë sot. Ai megjithatë e pranon se nxjerrja e tyre është mjaft e vështirë.
“Në horizontin e pestë, në një shembje të një guri të rëndë, na kanë mbetur të vdekur dy minatorë. Jemi duke bërë çmos për të arritur t’i lirojmë. Janë të qasshëm, shihen, por nxjerrjen e viktimave e kemi ende shumë të vështirë”, tha Gërguri.
Haki Arifi dhe Idriz Gërbeshi mbetën të vdekur mëngjesin e sotëm në minierën e Artanës.
Ngjarja tragjike ka ndodhur ku në njërin nga horizontet e minierës së Artanës ka pasur shembje të dheut.
Dy personat që kanë humbur jetën tragjikisht ishin brenda derisa një pjesë e minierës u shemb, ndërkohë që disa të tjerë morën lëndime të lehta.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ka bërë të ditur se Qeveria do të ndihmojë me nga 30 mijë euro familjarët e viktimave.