Vazhdojnë ‘përplasjet’ në Kuvend: Demaliaj e quan ‘spec’ deputetin e VV-së

18:15 | 02 Mars 2020

Po mbahet seanca e Kuvendit për taksën ndaj Serbisë.

Pas fjalës së deputetit të AAK’së, Shkumbin Demaliaj, i cili akuzoi kryeministrin Albin Kurti për ndryshim qëndrimesh e për heqje të tarifës ndaj Serbisë, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, tha se askush nuk u beson më pushtetarëve të deritanishëm.

Basha i tha Demaliajt se duhet të mburret që e ka Albin Kurtin kryeministër, ndërsa tha se më askush s’u beson atyre që “rrejtën” për 20 vjet.

Tutje Demaliaj tha se në fjalimin e tij pyetjet ia ka drejtuar kryeministrit Kurti e jo atyre që ia bëjnë këshilltarin e avokatin kryeministrit.

“Për me u marrë me çështje të fëmijëve, e kuptoj, por me u marrë me kërcënime, unë këtë nuk e kuptoj, po kërcënon “mshelne gojën”, etj… Nuk mendojmë gjithkush është ideal. Ai që ka këso specash këshilltarë e avokatë, unë Albin Kurtit ia kam lyp atë përgjigje”, ka thënë Demaliaj.

Komento: