Vazhdojnë përplasjet në Venezuelë, gjendja po bëhet ҫdo ditë e më e rëndë

19:25 | 01 May 2019

Në Venezuelë po vazhdojnë edhe më tej përplasjet, e gjendja po bëhet shumë e rëndë.

Juan Guaido mbrëmë i ka bërë thirrje popullit të ngrihet në këmbë për të rifilluar protestat kundër presidentit diktator Maduro.

“Maduro nuk e ka mbështetjen dhe as respektin e Forcave të Armatosura. Ne do të dalim në rrugë – është territori ynë”, tha Guaido.
Të martën, Guaido, i shoqëruar nga një grup ushtarak njoftoi për fillimin e fazës përfundimtare të “Operacionit të Lirisë”.

Ndërkohë, presidenti Maduro nuk e ka mbështetjen e plotë të ushtrisë të cilët janë të ndarë në dy tabore sa i përket mbështetjes.

Presidenti i përkohshëm pranoi se ai ka ende nevojë për mbështetjen e ushtrisë për të arritur rrëzimin e diktaturës.

“Ne do të njohim përpjekjet dhe sakrificën e Forcave tona të Armatosura, për procesin dhe rolin e tyre në tranzicion, në rimëkëmbjen e Venezuelës”, tha ai.

Edhe pse regjimi, përmes dhunës dhe represionit, arriti të përmbajë demonstratat masive dhe presionin e brendshëm, Guaido tha se ishte një ditë historike.

Në anën tjetër, SHBA-të janë shprehur të gatshme për ndërhyrje ushtarake në Venezuelë pas pamjeve të rënda të ditës së djeshme ku pushteti ushtroi dhunë mbi protestuesit.

Komento: