Pritjet e mërgimtarëve po vazhdojnë edhe më tutje.
Pika kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbinë në Merdare është kthyer në një vend ku pritjet janë shumë të gjata për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë.
Pritjet për hyrje në Kosovë nga kjo pikë kufitare sot ishin të gjata për më shumë se tre orë duke krijuar kolona deri në 3 kilometra.
Ndryshe, tash në sezonin veror, dihet që është fluksi më i madh i veturave nëpër pikat kufitare e sidomos në atë të Merdares.