Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare

09:51 | 01 Shtator 2019

Pritjet e gjata po vazhdojnë edhe më tej.

Deri në dy orë janë pritjet e udhëtarëve për të dalë nga Kosova, prej kufirit në Merdare këtë të diel.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se pritja në pikën kufitare në Merdare është 2 orë.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë pritjet janë 5-10 minuta. Kolona e automjeteve raportohet se është rreth 500 metra e gjatë.

Në pikën Kufitare të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 30 minuta. Pikat tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje janë më pak të ngarkuar.

Pritjet hyrje-dalje janë jo më shumë se 15 minuta dhe nuk raportohet për kolona të gjata.

Komento: