Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, kjo është gjendje në Merdare

23:56 | 05 Janar 2019

Kolonat e pritjet e gjata në pikat kufitare të Kosovës, po vazhdojnë edhe më tej.

Gjendje më e rënduar sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve është në Merdare.

Aty qytetarëve të Kosovës për të dalë nga territor i vendit po u duhet të presin më shumë se katër orë.

Pritje një orëshe ka edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Ndërkohë, në pikat tjera kufitare gjendja është më stabile.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj ka dhënë tri arsye se pse po shkaktohen këto pritje.

Ai tha se ka fluks të shtuar të mërgimtarëve që po lënë Kosovën, për arsyen se të njëjtit gjatë të hënës kthehen në vendet e punës.

Po ashtu, fajtor për këto pritje ai tha se është edhe pala serbe për shkak të kontrolleve të gjata të tyre.

Komento: