Vazhdojnë pritjet e gjata për të hyrë në Merdare

19:47 | 21 Korrik 2024
vazhdojne-pritjet-e-gjata-per-te-hyre-ne-merdare

Udhëtarët që presin të kalojnë kufirin në Merdarë aktualisht po përballen me vonesa të mëdha, me kohë pritjeje që zgjaten deri në dy orë. Ndërkohë tek Dheu i Bardhë pritja është rritur në 50 minuta.

Situata në Merdare mbetet e pandryshuar nga raportimet e mëparshme. Megjithatë, koha e pritjes tek Dheu i Bardhë ka shënuar një rritje të dukshme.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka raportuar se radha e trafikut në Merdare është 2000 metra, ndërsa te Dheu i Bardhë është dukshëm më e shkurtër në 120 metra.

 

Komento: