Vazhdon ajri i ndotur, prishtinasit po i ‘ngulfatën’

22:59 | 09 Shkurt 2020

Sërish ajri i ndotur në Prishtinë.

Vazhdon të jetë shqetësuese ndotja e ajrit në Prishtinë.

Edhe të dielën prishtinasit janë përballur me ndotje të lartë të ajrit.

Kjo situatë është kthyer në shqetësim për banorët e Prishtinës.

Sipas matësit të ambasadës amerikane në Prishtinë, në matjet e fundit që janë publikuar në ora 22:00, ndotja e ajrit ka arritur në 236, shkruan lajmi.

Kjo masë e ndotjes llogaritet të jetë shumë e pashëndetshme për banorët.

Këshillohet që vetëm në raste emergjente të dilni jashtë shtëpisë, në të kundërtën kjo shkallë e ndotjes është tejet e pashëndetshme për të gjithë e sidomos për fëmijët dhe personat të cilët kanë probleme me sëmundje të frymëmarrjes.

Komento: