Vazhdon aksioni në Veri, dy polic të prangosur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vazhdon aksioni në Veri, dy polic të prangosur

18:12 | 30 Maj 2019

Duket se aksioni në veri ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Aksioni i nisur dy ditë më parë nga ana e Policisë dhe Inspektoratit policor të Kosovës ka vazhduar edhe sot.

Dy persona të tjerë, zyrtarë policor në Veriun e Mitrovicës, kanë rënë nën prangat e organeve të hetuesisë kosovare.

E gjithë kjo në bazë të urdhëresës që Prokuroria Speciale ka dhënë për arrestimin e policëve të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur me detyrën zyrtare për vite me radhë. Deri më tani numri i policëve të prangosur është 22 policë.

Burime të Express, brenda hetuesisë kosovare tregojnë se aksioni i policisë për arrestimin ka vazhduar edhe sot. Urdhëresa e prokurorisë për arrestime do të jetë në fuqi edhe për disa ditë të tjera. Pra i bie që aksioni për arrestimet të reja të zyrtarëve policor do të vazhdojë edhe sot.

“Po, sot u prangosën edhe dy polic. Urdhëresa është në fuqi ende”, thanë brenda hetuesisë kosovare.

Këta dy policë të arrestuar kanë quar në 22 numrin e zyrtareve hetues në vend që janë vënë prapa grilave.

Ndërkohë që dje është prangosur edhe një zyrtarë policore në Zubin Potok. E për 19 policë të tjerë pritet që shumë shpejtë të caktohet masa e ndalimit

Të gjithë ata janë dëgjuar në seancën dëgjimore në Gjykatën Themelore të Prishtinës-Departamentin për Krimet e Rënda, gjatë ditës së mërkurë.

Vendimi pritet të jepet nesër.

E për të gjithë aksionin kujtojmë se mëngjesin e së martës më 28 maj në komunat veriore u prangosën 19 zyrtarë policorë; 10 serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë.

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media ka sqaruar operacionin që ka ndodhur në veri të Kosovës.

“Ministria e Punëve të Brendshme konkretisht Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës kanë realizuar zbatimin e masave të kontrollit dhe arrestimin e personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dyshohet se këto vepra penale janë kryesisht keqpërdorimi i detyrës zyrtare, marrja e ryshfetit, kontrabandimi por edhe vepra të ndryshme të natyrës së krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin për media.

Operacioni është i mbështetur në urdhrat e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe është mbikëqyrur nga Prokuroria Speciale.

Gjithashtu, u bë e ditur se Policia e Kosovës gjatë zhvillimit të operacionit ka hasur në rezistencë të armatosur në hyrje të Zubin Potokut, ku grupe të armatosura po mbanin të bllokuara rrugët me anë të barrikadave të vendosura.

“Këto grupe kanë sulmuar Policinë me ç’rast një polic është i plagosur me armë zjarri. Pas veprimeve të duhura, policia ka mënjanuar barrikadat dhe ka vazhduar me operacionin. Gjatë largimit të barrikadave gjashtë qytetarë kanë pësuar lëndime të lehta”, kanë thënë nga MPB.

Si rezultat i planit operativ të realizuar sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës ka arrestuar deri tani 19 zyrtar policor të dyshuar për vepra penale. Zyrtarët policor të arrestuar janë sjellë në ndërtesën e Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Janë arrestuar nga ana e Policisë edhe nëntë qytetarë tjerë për të cilët kishte urdhër-arrest dhe shtatë qytetarë të cilët kanë penguar Policinë në përmbushjen e detyrave të saj. Në barrikadën në Zubin Potok është arrestuar edhe një shtetas rus, bëhet fjalë për z.Mihajl Aleksandreviç Krasnoshchenkov, i cili kishte vendosur në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut.

Komento: