Vazhdon aksioni për ndërtimet pa leje, krimet e rënda zbarkojnë edhe sot në Brezovicë

10:56 | 09 Gusht 2022

Prokuroria e Ferizajt e ka vazhduar edhe sot aksionin në rastin “Brezovica”.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se ky aksion është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke realizuar një inspektim në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria thotë në fund se qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Komento: