Vazhdon aksioni ‘Subvencionet’, arrestohet edhe një zyrtar nga Komuna e Pejës

14:26 | 02 Mars 2021

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka vazhduar sot aksionin e njohur si ‘Subvencioni 2021’, ku këtë herë është arrestuar zyrtari i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Pejës.

Zyrtari A.B është arrestuar në kuadër të aksionin që po zhvillohet tash e sa ditë e që ka të bëjë me subvencionet e bujqësisë.

Lajmi për arrestimin e zyrtarit të komunës së e ka konfirmuar edhe Drejtori i Bujqësisë në Pejë, Mehdi Mulaj.

Mulaj deklaroi se i njëjti është marrë dje nga autoritetet përkatëse.

“Na është thënë se i duhet ta shoqërojnë në stacion policor në Prishtinë dhe nuk është treguar më tepër se pse”, deklaroi ai.

Komento: