Vazhdon beteja, sot 3 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

19:21 | 14 Korrik 2020

Sot janë shënuar tri vdekje si pasojë e koronavirusit në vendin tonë.

Sot gjatë ditës u raportua për dy viktima nga koronavirusi në Kosovë, një 64 vjeçar nga komuna e Gjilanit dhe një 77 vjeçare nga komuna e Pejës, ndërsa pas dite u raportua edhe për një të vdekur tjetër nga komuna e Drenasit.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në QKUK dhe shtatë spitalet e përgjithshme aktualisht janë të shtrirë mbi 300 pacientë me koronavirus.

Paraditja e sotme u përcoll më dy viktima të reja me Covid-19.

Njëri 64 vjeçar nga Komuna e Gjilanit dhe tjetra 77 vjeçare nga Komuna e Pejës.

64 vjeçari vdiq në shtëpi pasi kishte refuzuar të shtrihej për mjekim në Klinikën Infektive.

Ndërsa pacientja 77 vjeçare vdiq në spitalin rajonal të Pejës.

Edhe mbrëmë u konfirmuan gjashtë raste të vdekjeve me koronavirus duke e çuar numrin e vdekjeve në 110.

Prishtina vazhdon të jetë komuna me numrin më të madh të të infektuarve.

Komento: