Vazhdon bilanci tragjik i viktimave në Itali, por ka një lajm të mirë

19:06 | 14 Prill 2020

Italia vazhdon të jetë epiqendër e koronavirusit në Evropë.

Italia ka raportuar së paku 602 të vdekur përgjatë 24-orëshit të fundit lidhur me koronavirusin, është bërë e ditur në konferencën e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

Shifra e përgjithshme e të vdekurve nga COVID-19, si rrjedhojë, ka shkuar në 21.067 njerëz, shkruan lajmi.

Në anën tjetër, MSH-ja italiane ka raportuar gjithashtu 2,972 raste të reja me virusin pandemik. Gjithsej 162.488 raste janë shfaqur në Itali, që prej kohës kur është raportuar i infektuari i pare.

Po ashtu, 3.186 njerëz kanë dale nga terapia intensive, shifër kjo -2,3 për qind më e ulët sesa ditën e djeshme.

Italia ka filluar të zvogëlojë numrin e testeve diagnostikuese të COVID-19. Në dallim nga dita e djeshme, në funksion kanë hyrë 26,779 teste për koronavirus, përkatësisht 10 mijë teste më pak sesa nga e hëna.

Komento: